Guximi i kësaj gruaje të panjohur po bën xhiron e botës! [Video]

Kjo është videoja që do ju ngrejë sot nga krevati!

Ishte një ditë e zakonshme protestash në kryeqytetin e Venezuelës në Caracas kur një ushtri me automjete ushtarake të quajtur ndryshe “rinocerontë” përparoi në qytet.

Liderët opozitarë kishin planifikuar “nënën e të gjitha marshimeve” në ditën e çlirimit nga Spanja.

Nga përplasjet midis marshuesve dhe ushtrisë, të paktën tre persona mbetën të vdekur, ndërkohë që rrugët u mbushën me gjak.

Ajo çfarë ndodhi më pas do regjistrohet gjatë në histori: njëra prej protestuesve doli përballë automjeteve duke i detyruar të ndalonin përparimin në pjesën e brendshme të qytetit.

Midis kaosit, gruaja  e njohur si “La Dama” kishte veshur një kapele me ngjyrat kombëtare të Venezuelës si dhe kishte mbështjellë rreth qafës flamurin.

Në videon e publikuar në Twitter, ajo shihet teksa vrapon përballë automjeteve duke mos u lëkundur edhe pse aty pranë ndihet një shpërthim dhe tym.

Në momentin që ndalon, shoferi del nga makina dhe hedh drejt saj objekte për ta zmbrapsur, por të vetmit që zmbrapsen janë ushtarët.

Ushtria kthehet mbrapsht, por “ La Dama” nuk e lë me kaq. Ajo u shkon nga mbrapa si për t’u treguar që është më e fortë se ata.

Pamja e regjistruar ditën e 19 prillit ka bërë xhiron e botës dhe u kujton të gjithëve momentin e paharrueshëm të vitit 1989. Në 5 qershor të këtij viti, kur katër tanke ushtarakë kineze po hynin në sheshin e Tiananmen-it, një burrë i panjohur u doli para për t’i ndaluar. 30 vite më vonë, imazhi i guximit të tij mbetet ende në kujtimin e miliona njerëzve rreth botës.

SHPËRNDAJE