Harrojini fotot e nxehta me bikini të modeleve, një trend i ri po çmend rrjetin

Femrat e famshme gjithmonë janë në kërkim të mënyrave të reja, për të tërhequr vëmendjen e fansave të tyre. Fotot e postuara në Instagram tregojnë se bukuroshet e famshme kanë krijuar një trend të ri. Trendi është të pozosh, duke treguar kafazin mes brinjëve, i cili del në pah vetëm duke sakrifikuar shumë në mënyrën dhe sasinë e të ushqyerit.

Dikur ishin në modë fotot që nxirrnin në pah hapësirën midis kofshëve dhe më pas tendenca ishte drejt fotove të quajtura “bikini bridge”, ndërsa tani do na duhet të përballemi me një trendin e kafazit të brinjëve.

Rita Ora, Bella Hadid dhe Kourtney Kardashian kanë qenë të parat që kanë nisur të pozojnë, duke treguar kafazin mes brinjë, por stina e verës është duke ardhur dhe besohet se rrjetet sociale do të mbushen me foto të tilla.

SHPËRNDAJE