Historia e Getit me ish të dashurën: Njeriu i duhur, në kohën e gabuar

Lidhja e Getoar Selimit me Hana Shehun është mbyllur prej shtatë vitesh. Ndarja, ashtu si e gjithë marrëdhënia e tyre 3-vjeçare u përfol shumë në mediat e asokohe. Të gjithë u habitën se papritur, reperi dhe Hana- atëherë e njohur si moderatore televizive- i dhanë fund lidhjes.

“Jam 20 vjeçe, e re dhe jam e përkushtuar ndaj studimeve dhe të ardhmes sime. Arsyeja kryesore e ndarjes është se ishim larg njëri- tjetrit. Geti ishte shumë i zënë me koncerte, ndërsa unë me studime”.

Siç ndodh me shumë çifte, pas disa vitesh lidhjeje intensive- rrinin tërë kohës bashkë dhe dukeshin të pandarë- Hana dhe Geti kuptuan se kishin plane të ndryshme për jetën.

 

Këtë vit, burime për “Prive” konfirmojnë se ashtu si Getoari ka vendosur të martohet me Marina Vjollcën, edhe Hana do të kurorëzohet në martesë me menaxherin e club-eve, Shkumbin Noka.

Tani kanë gjetur njeriun e duhur që u ka ardhur në kohën e duhur, por lidhja e tyre siç ka treguar Hana në një intervistë ka qenë mjaft e fortë.

“Të ndahesh pas tri vitesh të bukura bashkë, normalisht të kujtohen momentet e bukura që ke pasur me të”,- u shpreh ajo në 2010 për revistën Kosovarja.

“Gjatë tri viteve bashkë, nuk jemi ndarë asnjë ditë. Kjo është hera e parë dhe përfundimtare që ndahemi”.

SHPËRNDAJE