HOROSKOPI DITOR – 15 Tetor 2016

DASHI – 21 Mars – 20 Prill
dashi
Sot angazhimet e punës nuk janë në koherencë me angazhimet dashurore. Do të keni një pështjellim ndjenjash që nuk e kuptoni. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe do jenë të lirë të bëjnë atë që dëshirojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

 

DEMI – 21 Prill – 21 Maj
demi
Kaq shumë alegri sa do t’ju sjellë mbrëmja e sotme ju të dashuruarve as vetë nuk do ta përballoni dot. Dëshironi vetëm rehatinë e shtëpisë. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë të mira, do dini si t’i menaxhoni.

 

BINJAKËT – 22 Maj – 21 Qershor
binjaket
Sot po ecni në drejtime të ndryshme me partnerin/en. Do të keni debate të ndezura gjatë paradites por do të qetësoheni në mbrëmje. Beqarët duhet të tregohen të hapur sot në takime nëse duan që statusi i tyre të ndryshojë. Në planin financiar do arrini të stabilizoni situatën dhe zhdukni problemet.

 

GAFORRJA – 22 Qershor – 22 Korrik
gaforrja
Sot jeni të rrethuar nga karakteri i fortë i partnerit/es që do të marrë vendime edhe për ty. Në disa momente do t’ju pëlqejë kjo gjë. Beqarët edhe pse do realizojnë shumë takime, asnjë nga personat nuk do i tërheqë për më shumë. Në planin financiar do dini si ta përmirësoni situatën.

 

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht
luani
Ju të dashuruarit keni frikë të merrni përsipër një projekt për të ardhmen tuaj. Mendoni se nuk do të arrini dot ta realizoni siç duhet. Beqarët duhet t’i hedhin hapat të mirëmenduar dhe t’ja lënë gjërat kohës. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, gjendja do vazhdojë të jetë e kënaqshme.

 

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 23 Shtator
virgjeresha
Intuita nuk do t’ju ndihmojë sot të bëni zgjedhjen e duhur ju që jeni në një marrëdhënie. Pasojat e një veprimi do t’ju faturohen vetëm juve. Beqarët do tërhiqen pa masë ndaj një personi që do takojnë sot dhe mund ta gjejnë veten edhe të lidhur. Në planin financiar gjendja paraqitet delikate.

 

PESHORJA – 24 Shtator – 23 Tetor
peshorja
Edhe pse do të bëni kritika të drejta në disa raste sot do të tregoheni paragjykues. Një situatë e caktuar ju ka larguar edhe nga partneri/ja. Beqarët do kenë sot disa takime vërtet emocionuese sa do mendojnë se janë në ëndërr. Edhe në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, asgjë për t’u shqetësuar.

 

AKREPI – 24 Tetor – 22 Nëntor
akrepi
Sot nuk keni nevojë të flisni sepse me një shikim do e shprehni qartë atë që mendoni. Edhe njeriu juaj i zemrës duhet të ruhet nga ju. Beqarët do kenë një ditë të veçantë, do arrijnë të gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar problemet do zhduken falë ndihmës së Mërkurit.

 

SHIGJETARI – 23 Nëntor – 21 Dhjetor
shigjetari
Nuk po kuptoheni me familjaret tuaj sot dhe do të bëni zgjedhje të gabuara përsa i përket blerjeve të reja. Beqarët nuk do jenë aspak të sigurtë se çfarë hapash të hedhin, prandaj më mirë të presin sesa të nxitohen. Në planin financiar fati do jetë me ju, periudhë e favorshme edhe për shpenzime.

 

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 20 Janar
bricjapi
Edhe pse ju jeni shumë impulsiv partneri/ja do të dijë të menaxhojë situatën. Me qetësinë e vet do t’ju lërë të kuptoni që ai/ajo ka të drejtë. Beqarët duhet të tregohen të hapur në takime dhe t’ia shprehin pëlqimin personit që pëlqejnë. Kujdes me financat, pasi buxheti nuk do jetë aspak i mirë.

 

UJORI – 21 Janar – 19 Shkurt
ujori
Keni shumë kohë që nuk po bëni një udhëtim dhe kjo ju ka rritur edhe stresin ditor me partnerin/en. Për tipa të lirë si ju udhëtimet janë një ilaç i sigurt. Edhe beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të udhëhiqen nga zemra sot. Financat do jenë delikate, Saturni do ketë ndikim negativ.

 

PESHQIT – 20 Shkurt – 20 Mars
peshqit
Ditë e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni në maksimum shoqërinë e partnerit/es. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria pasi ndjehen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar falë menaxhimit të mirë situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.
SHPËRNDAJE