I pret kokën gruas me sëpatë dhe ia çon policisë

Brutal Bhubhan Mardi, 38- vjeç akuzohet se vrau gruan e tij Charumani Mardi të dielën pas një zënke, pasi ai dyshonte se gruaja e tradhëtonte. Ngjarja makabre ndodhi në një fshat në lindje të Indisë.

Policia lokale deklaroi se ai kishte mbërritur në polici më kokën e saj në qese së bashku me armën e krimit duke u vetëdorëzuar.

Trupi i gruas u gjet në një fushë pranë shtëpisë së çiftit. Policia pritet të përcaktojë motivin pas kësaj vrasjeje, por sipas hetimeve paraprake Mardi dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje jashtë martesore me një tjetër burrë.

Lexo po ashtu:  Arrestohet pasi vodhi arkën e dedikuar për persona në nevojë

Banorët kanë thënë se çifti kishte patur zënka të vazhdueshme përgjatë javëve të fundit.

SHPËRNDAJE