I shfrytëzonte vajzën për prostitucion, Altini e pëson keq nga gruaja në Lezhë

Një burrë i moshës 35-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Lezhës. Ai është denoncuar në polici nga një grua, e cila ka thënë se është kanosur dhe kërcënuar në telefon nga 35-vjeçari.

I arrestuari është Altin Marku, i cili, sipas gruas që ka bërë denoncimin e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Ai dyshohet se për qëllime përfitimi për prostitucion ka shfrytëzuar në Shqipëri dhe Itali të bijën e saj.

SHPËRNDAJE