Ish-miqtë u përgjigjen akuzave të Justin Timberlake

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Timberlake u shpreh se largimi i tij nga grupi *NSYNC erdhi si pasojë e neglizhencës së kolegëve dhe miqve të tij, që ishin pjesë e grupit.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i njërit prej ish-pjesëtarëve të *NSYNC, Bass, i cili është shprehur se i kupton arsyet e Justin për largimin nga grupi, por mohon kategorikisht fjalët se anëtarët e tjerë kanë neglizhuar pjesëmarrjen në showbiz.

“Sigurisht, unë i kuptoj të gjitha arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga grupi, por nuk ka të drejtë kur thotë se ne nuk donim t’ia dinim për *NSYNC”, – është shprehur Bass. “Në fazën ku ishte ai grup, në atë moment, kishim kërkesa nga të gjitha anët. Është kjo arsyeja pse ai u largua dhe jo sepse ne nuk donim t’ia dinim”.

Lexo po ashtu:  Zaimina: Fama në moshë të re, më ka dëmtuar rëndë

*NSYNC mbetet, përpos të gjithave, një nga grupet meshkuj më të mirë që Hollywood-i ka parë ndonjëherë.

Loading...
SHPËRNDAJE