Italia merr lajmin e hidhur para ndeshjes me Shqipërinë

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka bërë të ditur se dy lojtarët e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio, nuk janë ftuar për ndeshjen me Shqipërinë.

Forma jo e mirë fizike e dy lojtarëve ka bërë që Ventura t’i lerë pushim Chiellinin dhe Marchision.

“Do të na mungojnë Chiellini dhe Marchisio. Ata e dinë këtë shumë mirë. Ata kanë nevojë për kohë që të gjejnë formën e dikurshme”, deklaroi Ventura.

Lexo po ashtu:  Barcelona trondit Real Madridin, Rakitic shënon supergol (Video)

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në orën 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Loading...
SHPËRNDAJE