Ja çka nuk duhet të ndaloni pas sulmit në zemër

Shpëtimi nga sulmi në zemër, i detyron pacientët të ndryshojnë mënyrën e jetës, duke ndaluar tymosjen, përdorimin e alkoolit dhe ushqimet me yndyrë.

Por, është një gjë të cilën ekspertët kërkojnë të mos ndalohet – marrëdhënia seksuale.

Në fakt, shkencëtarët kanë thënë se çdo aktivitet fizik – përfshirë edhe seksin – është i sigurt pas problemeve kardiake, madje edhe duhet të inkurajohet.

Kjo këshillë vjen pasi që, një studim ka gjetur se marrëdhënia seksuale nuk përmban ndonjë rrezik, apo shkakton ndonjë sulm tjetër të zemrës.

Procesi i marrëdhënies seksuale, nuk i shkakton më shumë shqetësim të prekurve nga sulmi në zemër, se sa ngjitja në shkallë apo ecja e shpejtë.

SHPËRNDAJE