Ja kush është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve pas shortit (Foto)

Barcelona është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Përmbysja historike ndaj PSG-së, ka bërë që Barcelona të jetë dukshëm favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion, raporton Goal.

Barcelona vazhdon të jetë favorite edhe pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, ku do të takohen me Juventusin derisa Bayern Munichu qëndron sërish i dyti si favorit për të triumfuar.

Shorti me Barcelonën ka bërë që Juve të zbresë në pozitën e gjashtë në listën e favoritëve për ta fituar titullin këtë edicion, pozita e katërt është rrëmbyer nga Atletico Madridi.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen me 11/12, derisa ato të kthimit me 18/19 prill.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE