Ja përse burri juaj nuk do të bëjë seks

A ka filluar burri juaj të thotë si shpesh “e dashur, jo sonte”?

Është e vështirë të shpjegohen emocionet e një gruaje që mund t’i ndjejë pasi refuzohet nga burri i saj, por kjo nuk do të thotë se burrit tuaj i ka ndaluar dashuria për ju.

Këto janë dy arsyet më të zakonshme se përse ai nuk është në diskonim për seks dhe mësoni si të veproni:

Dëshiron të relaksohet pas një dite të gjatë

Nëse kohëve të fundit është me stres nga jeta profesionale, atëherë ia pa vetëdije mund të fillojë të largohet nga ju, thotë Debra Castaldo, eksperte e çifteve.

“Ai mund të mos e kuptojë se po ju mungon, prandaj është mirë t’i tregoni se keni mall për të dhe se dëshironi të relaksoheni së bashku”, sugjeron Castaldo.

Prandaj, gjeni diçka relaksuese për të bërë së bashku, qoftë nëse është konsumimi i verës, leximi në shtrat apo shikimi i një seriali komik.

Dëshiron të luaj video-lojëra apo të shikoj ndonjë ndeshje sportive

“Bisedimi fytyrë-me-fytyrë, siç duan femrat, nuk është metoda natyrale e meshkujve”, shpjegon Laurie J. Ëatson, terapiste e seksit.

Meshkujt janë më të prirë të luajnë Counter-Strike apo Ëorld of Ëarcraft, ose edhe të shikojnë ndeshje futbolli me miqtë e tyre sepse nuk ka ndonjë investim emocional në këto.

Por, nëse dëshironi ta largoni atë nga ekrani, bëni së bashku një marrëveshje ku do të caktoni se në cilat ditë do të shikoni televizor, e cilat ditë do t’ia kushtoni njëri-tjetrit.

SHPËRNDAJE