Apple planifikon të shesë 230 milionë iPhone 8

Furnitorët e procesorëve të Apple kanë filluar prodhimin pas një kërkese të re të kompanisë.

Për shkak të pritjeve për shitje të larta nga Apple, prodhuesit do të ndërtojnë mbi 50 milionë çipa për një çerek viti, gjatë gjysmës së dytë të 2017.

Burimet kineze kanë zbuluar se pritjet janë që Apple të shesë rreth 220 deri 230 milionë njësi për iPhone të ri, që pritet të quhet iPhone 8.

Lexo po ashtu:  MacBook Pro i ri vjen pa tastierë, i tëri me touchscreen? (Foto)

Procesori A11 që pritet të fuqizoj pajisjen do të prodhohet nga TSMC, me ndihmë nga NXP dhe Qualcomm.

Në tremujorin e parë të 2017, Apple ka shitur 78.3 milionë iPhone, një rritje kjo prej 18 për qind nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

SHPËRNDAJE