Gjendja e Bajram Rexhepit nuk ka ndryshuar

Ish kryeministri Bajram Rexhepi i cili u shtrua në QKUK pas një sulmi në tru që pësoi të hënën mbrëma dhe i cili iu nënshtrua operacionit, vazhdon të mbetet nën përkujdesin shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënsi i QKUK’së Shpend Fazliu. “Ish-kryeministri, vazhdon të mbetet nën përkujdesen shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv në QKUK, nga ekipa mjekësore e udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i këtij shërbimi”, tha Fazliu.

Lexo po ashtu:  Gruaja që sulmoi deputetët në Parlament, fiton bukën e gojës nga shqiptarët

Sipas tij, konsiliumi mjekësorë po e përcjellë gjendjen dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ditët në vazhdim, përfshi ditët e vikendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu ka nënshtruar ndërhyrjes operative kirurgjike në Klinikën e Neurokirurgjisë, në mënyrë që të evitohen përparimet e mëtejme të dëmtimeve të trurit.

SHPËRNDAJE