Kërkon kofshë pule falas, adoleshenti thyen rekordin e Twitter

Një adoleshent i cili kërkonte kofshë pule falas nga një distributor Amerikan në rrjetin social Twitter u shndërruar në cicërimën më të shpërndarë të të gjitha kohërave.

Carter Wilkerson pyeti distributorin Wendy në Twitter sesa shpërndarje duhet të merrte në mënyrë që të përfitonte falas për një vit kofshë pule dhe kompania ju përgjigj 18 milion.

Cicërima u shpërnda në mënyrë virale me mbi 1 milion herë brenda dy ditësh. U shpërnda gjithashtu nga kompani si Apple Music, Microsoft, Amazon, Google dhe vetë Twitter.

Kompani të tjera replikuan me djaloshin duke i dhënë ofertat e tyre ku spikati United Airlines e cila tha se nëse ai merrte 18 milion shpërndarje do ti garantonin një udhëtim falas në një restorant Wendy që ai përzgjedh.

Rekordin e Ellen DeGeneres e tejkaloi Wilkerson me një total prej 3,430,249 shpërndarjesh. Distributori Wendy tha se do të dhurojë 100,000 dollar për organizatat bamirëse.

SHPËRNDAJE