Këtë telefon të mençur nuk dëshiron ta blejë askush

Kah mesi i vitit të kaluar në treg ishte paraqitur Solarin, telefoni i mençur super i sigurt i kompanisë izraelite Sirin Labs.

Kompania përmes kampanjës crowdfunding kishte mbledhur 72 milionë dollarë për projektin në fjalë, por tash ka rënë në probleme të mëdha.

Solarin kushton 14.000 dollarë, ndërsa aty duhet shtuar edhe TVSH-në.

Telefoni Solarin ofron siguri të madhe, pasi sipas dëshirës mund ta vendosni në mënyrën e sigurt të punës dhe ashtu mundësoni vetëm thirrjet dalëse dhe porositë e shifruara të tekstit.

Qysh në fillim e pritën kritika të shumta: telefoni kishte sistem operativ Android 5.1 Lollipop dhe atë në kohën kur gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Google e kishte shkelur në treg. As çipseti nuk ishte diçka e re, pasi bëhej fjalë për Qualcomm Snapdragon 810 të vjetër një vit. Kamera prej 23 megapiksel ishte treguar po ashtu e ngadalshme dhe rezultonte me fotografi jo të mira. Siç raporton Android Authority, Sirin Labs aktualisht ndodhet në probleme të mëdha. Për shkak të ristrukturimit të kompanisë, numri i punonjësve është reduktuar për një të tretën.

Sipas Moshe Hogeg, themelues dhe pronar i Sirin Labs, telefonat e tyre të mençur deri më tash kanë fituar rreth 10 milionë dollarë. Kjo do të thotë se që nga dalja në treg e deri më tash janë shitur vetëm 750 njësi, që është numër i vogël.

SHPËRNDAJE