Koncerti i Adele kthehet në një vend propozimesh!

Nëse keni ndërmend t’i propozoni partnerit të zemrës lërini mënjanë kërkimet e shumta në internet. Ne ju sugjerojmë të prenotoni një biletë për në koncertin e Adele sepse këngëtarja britanike ka filluar të bashkojë gati çdo çift që ndodhet në stadium apo arenë.

Së fundmi, krijuesja e “Hello” ka ndihmuar një çift homoseksual t’i propozojnë njëri tjetrit në koncertin e saj në Melbourne, Australi. E! News shkruan se këngëtarja ftoi dy djem nga audienca të ngjiten në skenë. Në atë moment, njëri prej tyre, Chris u ul në gjunjë dhe i zgjati dorën me unazën partnerit, Chris.

Adele filloi menjëherë të qajë dhe vrapoi të përqafojë dy të rinjtë.

Pra, nëse doni t’i propozoni njeriut që dashuroni, Adele do t’ju ndihmojë! /Blitz.al/

SHPËRNDAJE