Konfirmohet e shëndetshme – birra siguron pleqëri me vetëdije

Kjo pije e përbën një përbërës, i cili mund t’ju mbrojë nga dëmtimi i qelizave të trurit dhe në këtë mënyrë të shpëtoni nga sëmundjet e rënda në pleqëri.

Ja diçka që do t’i gëzojë të gjithë dashamirët e birrës – një përbërës i kësaj pijeje i mbron qelizat e trurit nga dëmtimi lidhur me dementinë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Substanca aktive e cila u ekzaminua quhet ksantohumol dhe gjendet në bimën humulus, nga e cila bëhet birra. Ajo i përket familjes së flavonoideve, të cilat gjenden në bimë të ndryshme dhe shpesh ua japin atyre ngjyrën.

Interesimi për këto substanca është rritur në vitet e fundit për shkak të efekteve të tyre të dobishme për shëndetin.

Studime të shumta kanë treguar se flavonoidet kanë ndikim pozitiv në zemër, ndërsa mund të ndihmojnë edhe në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene dhe inflamacionet, ndërsa veçanërisht janë të njohura si antioksidantë të fortë.

Gjatë proceseve normale metabolike në trurin tonë krijohen molekula të caktuara të cilat përmes oksidimit mund t’i dëmtojnë neuronet. Pas një kohe ato mund të rezultojnë në çrregullime neurodegjenerative si Alzheimeri ose sëmundja e Parkinsonit.

Meqë ksantohumoli është një antioksidues i fortë, studiuesit vendosën të shikonin nëse është e mundur që kjo substancë t’i mbrojë neuronet nga degjenerimi i shkaktuar nga oksidimi. Ata i ekspozuan në një enë neuronet e minjve ndaj ksantohumolit dhe pastaj i dëmtuan ato me oksidim.

Ksantohumoli jo vetëm që i nxori molekulat reaktive, por edhe e rregulloi funksionimin e gjeneve të caktuara të cilat i mbrojnë neuronet nga oksidimi.

Me siguri do të kryhen edhe shumë hulumtime të tjera, sidomos në organizmat e gjallë, por disa shkencëtarë janë qysh tani të bindur se ksantohumoli është kandidat për luftimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.

SHPËRNDAJE