Koreja e Veriut demonstron fuqinë, “fshin nga faqja e dheut” qytetin e njohur amerikan (Video)

Ditët e fundit duket sikur ka nisur një luftë e ftohtë mes fuqive të mëdha botërore dhe këtë e ka dëshmuar edhe një video që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong, ka shfaqur para ushtrisë së tij.

Videoja ilustruese është shfaqur gjatë festimeve për ditëlindjen e atit themelues të Koresë së Veriut, raporton “Daily Mail”.

Këndimet dhe festimet pasuan me videon propagandistike, ku disa raketa të Koresë së Veriut shfaqeshin duke kaluar mbi Paqësor dhe sulmonin me bomba Shtetet e Bashkuara, pas të cilave një qytet amerikan “fshihej nga faqja e dheut”.

Lexo po ashtu:  Skënderbeu “rikthehet” në Krujë, kësaj here mbi mushkë (Video)

Në momente të caktuara shfaqet edhe Kim Jong-u, i cili përshëndet turmën, teksa të gjithë po shikojnë me endje videon propagandistike dhe ilustruese të sulmit bërthamor.

Ndoshta ky është një mesazh i qartë i Koresë së Veriut për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikat ekspansioniste të Trump.

Loading...
SHPËRNDAJE