Kosova grumbullohet me synim për fitoren e parë

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, e di që Islanda nuk do të jetë kundërshtare e lehtë për Kosovën.

Ka njohuri edhe për karakterin e fortë që ka përfaqësuesja islandeze, që ishte edhe befasia e kampionatit evropian të mbajtur në Francë në verën e vitit të kaluar.

Por, futbollisti i skuadrës holandeze Vitesse të dielën, në një intervistë për gazetën Koha Ditore, ka thënë se ka ardhur koha që edhe Kosova të fitojë në eliminatore për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.

Rashica ka folur pas ndeshjes së Ligës së Parë në mes te Vushtrrisë dhe Flamurtarit. Ai përcolli nga tribunat e stadiumit “Ferki Aliu” në Vushtrri barazimin pa gola të ish-skuadrës së tij me Flamurtarin.

Rashica ka udhëtuar në Kosovë për t’iu bashkuar përfaqësueses para ndeshjes të së premtes me Islandën, që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën (sot) nis zyrtarisht grumbullimin për këtë ndeshje…

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE