La Gazzetta dello Sport shpjegon me 10 arsye se pse Ronaldo është më i mirë se Messi

“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar një video në faqen e internetit, ku zbulon 10 arsyet pse Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi.

Gazeta italiane ka bërë një përmbledhje interesante me argumente për madhështinë e CR7 që këtë vit fitoi pothuajse të gjithë trofetë.

Ja 10 arsyet:

1.Loja e tij është më e kompletuar.

2.I përdor të dyja këmbët dhe ka një goditje të shkëlqyer me kokë.

3.Ka një fizik perfekt, për të cilin kujdeset jashtëzakonisht shumë.

4.Ka fituar në Angli dhe në Spanjë, duke treguar se është i aftë të fitojë në çdo ambient.

5.Ka arritur të fitojë edhe me kombëtaren, ndërsa Messi ka humbur një finale Botërori dhe dy finale të Kupës së Amerikës.

6.Ka shënuar 10 gola më shumë në Ligën e Kampionëve (93 kundër 83).

7.Gjeneron më shumë të ardhura.

8.Është më aktiv në solidaritet. Nga donacioni për Chapecoensen e deri te iniciativat për fëmijët në Palestinë.

9.Është i vetmi që e ka fituar 4 herë Këpucën e Artë (3 herë Messi).

10.Është lojtari që ka shënuar më shumë dygolësha në historinë e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, “Gazzetta” nënvizon se kjo është situata aktuale, që mund të ndryshojë shumë shpejt nga magjitë e Messit.

Lexo po ashtu:  Barça vrapoi më shumë se Reali në El Clasico, por të gjithë të befasuar me lojtarin që regjistroi shpejtësinë më të madhe (Foto)
Loading...
SHPËRNDAJE