La një ananas në dyshemenë e një ekspozite, kur u kthye nuk i besoi syve nga ajo çfarë pa

Një student i cili la një ananas në mes të dyshemesë në një ekspozitë arti, mbeti i shokuar kur u kthye dhe pa se e kishin futur brenda një kutie xhami pasi e kishin menduar si një vepër arti të mirëfilltë.

Ruairi Gray, 22 vjeç, e la frutin ekzotik në mes të dyshemesë së ekspozitës që po mbahej në Universitetin Aberdeen Robert Gordon dhe ditën tjetër pa që e kishin vënë në qendër të vëmendjes së vizitorëve.

Ekspertëve të artit iu “skuq faqja” kur kuptuan se kishin bërë një gabim trashanik i cili kishte mashtruar për dy ditë rresht qindra studentë dhe pedagogë të cilët thuhet se e kanë lavdëruar “artin madhështor” të ananasit./JOQ/

SHPËRNDAJE