Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është optimist se në takimin e ardhshëm ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic do të arrihet pajtimi për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.
Finalizimi i marrëveshjes me një plan të zbatimit të saj, do t’i përafronte Kosovën dhe Serbinë në procesin e integrimeve evropiane.
Çështja e shtetësisë dhe dokumentet e identitetit për serbët në Kosovë, do të jenë "në tavolinë", gjatë një darke pune mes zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Paramilitari serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se është dashur të flas për masakrat brutale që ka kryer njësia e tij.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç shpreson se Serbia do të marrë datën për negociata me BE-në, por nuk do të heq dorë nga Kosova. Këto komente, Nikoliq i bëri në prag të vizitës në Beograd të ministrit të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle.
Me finalizimin e planit implementues të marrëveshjes 15-pikëshe Thaçi–Dacic, pritet të qartësohet edhe procedura dhe procesi i formimit të komunës së katërt me shumicë serbe në veri - asaj të Mitrovicës veriore.
Hasmëritë mes tifozërive të klubeve të ndryshme në Kosovë, po reflektojnë negativisht në lirinë e të shprehurit në vendin tonë.
Shefi i diplomacisë gjermane, Gido Vestervelle shkon sot ne Beograd kurse të hënën vjen në Prishtinë në përpjekje për t’i bindur të dy palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kësaj marrëveshjeje, njoftoi Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Komunitetet fetare ka nevojë që të regjistrohen si komunitete zyrtare dhe kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të mbajtur frymën aktuale të tolerancës. Ky është njëri prej vlerësimeve të Habit Hajredinit, shef i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës.
Priftërinj serb janë parë në ballë të tubimeve të organizuara nga qarqe radikale serbe për të kundërshtuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe në këtë rast, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre të njohur për mbështetjen e veprimeve agresive të qarqeve ekstremiste gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter