Isa Mustafa nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të ri mes LDK'së dhe PDK'së, pas zgjedhjeve të reja. Ai ka thënë se qëndrimi i tij se kurrë nuk do të ketë koalicion me Hashim Thaçin, ka pasur të bëjë vetëm me zgjedhjet e kaluara. Pozicionin e Mustafës, analistët konsiderojnë të natyrshëm pasi LDK asnjëherë nuk i ka bërë opozitë të fortë PDK'së.
“NATO do të vazhdoj të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën”. Kështu deklaroi gjenerali Knut Bartels, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s i cili në takimet dyditore në Bruksel, diskutoi edhe për gjendjen në Kosovë.
Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Shefi i Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Klinë ka thënë sde të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen që është në të mirë të tyre. “Thjesht, do të presim zbatimin e marrëveshjes të arritur në Burksel”, ka thënë ai. Zhbogar po ashtu tha se institucionet e vendit i pret punë e madhe në riatdhesimin e te kthyerve që është kusht për integrim në Bashkimin Evropian.
Dallimet politike përbrenda Bashkimit Evropian kanë bërë që fati i avancimit të Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të jetë i ndërlidhur.
Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi tha se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është mesazh i qartë i njohjes reciproke mes Kosovës dhe Sebisë. Këto komente, Thaçi, i bëri në Sofia të Bullgarisë, ku me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Marin Rajkov, po qëndron në Bullgari. Kryeminitri Thaçi mori mbështetje të fuqishme nga homologu i tij për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Përplasjet mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Slobodan Petrovic, dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, kanë bërë që serbët ne Kuvendin e Kosovës nga një parti të ndahen në dy grupe.
Ramush Tahiri, këshilltar i parë i presidentes Atifete Jahjaga, ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë deklaratë të presidentes se mund të ketë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për t’iu përshtatur marrëveshjes së arritur në Bruksel. Ai ka theksuar se deri tash është thënë se marrëveshjet janë brenda kornizës ekzistuese ligjore dhe kushtetuese.
Autoritetet e Prishtinës ia bëjnë me dije Beogradit zyrtar se nuk do të dialogohet për asnjë çështje tjetër, para se të arrihet pajtimi për zbatimin e planit të marrëveshjes të arritur mes dy kryeministrave, shkruan "Zëri".
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq do të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve për arritjen e pajtueshmërisë për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill. Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton i ka ftuar të dy kryeministrat në takim më 21 maj, për të diskutuar hapat e përbashkët që duhet të ndërmarrin palët për implementimin e marrëveshjes.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter