Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti vlerëson se politika e Shqipërisë në të kaluarën ka provokuar Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic do të takohet të martën në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Në këtë takim do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes.
Serbia sot është në një moment vendimtar, kur duhet të vendosë nëse do të ecë para apo do të mbetet ende peng i miteve të saj dhe mungesës së guximit për të udhëhequr këtë komb përpara, tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, në konventën zgjedhore të koalicionit SPS-PUPS-JS-URS për zgjedhjet lokale të 26 majit në Kosjeriq.
Finalizimi i marrëveshjes me një plan të zbatimit të saj, do t’i përafronte Kosovën dhe Serbinë në procesin e integrimeve evropiane.
Një ditë pas takimit të radhës në Bruksel me palën serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të arrijnë pajtim për planin implementues të Marrëveshjes. Ai thotë se muajin tjetër do të shihen veprime të prekshme në fillimin e implementimit të marrëveshjes në veri.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, tha sot në Beograd se në Bruksel është arritur një marrëveshje historike, por se tani e rëndësishme është që ajo të zbatohet.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç shpreson se Serbia do të marrë datën për negociata me BE-në, por nuk do të heq dorë nga Kosova. Këto komente, Nikoliq i bëri në prag të vizitës në Beograd të ministrit të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle.
Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është optimist se në takimin e ardhshëm ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic do të arrihet pajtimi për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.
Shefi i diplomacisë gjermane, Gido Vestervelle shkon sot ne Beograd kurse të hënën vjen në Prishtinë në përpjekje për t’i bindur të dy palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kësaj marrëveshjeje, njoftoi Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter