Serbisë nuk mund t’i përsëritet rasti “Gjingjiq”, ndërsa ekstremistët nga Kisha Ortodokse Serbe do të mposhten. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të zbatohet, e Kosova nuk është e ndarë, edhe pse kjo kështu de facto duket sot, thotë Azem Vllasi në një intervistë për agjencinë Anadolija.
Kryeministri Hashim Thaçi ka punuar i qetë të martën, pavarësisht se partneri kryesor i koalicionit, Behgjet Pacolli, është “mllefosur” me zhvillimet e fundit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Vetëm një ditë më parë nga kjo agjenci është larguar përfaqësuesja e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
“Shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë filluar ta njohin realitetin në terren”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Vizita e nënkryetarit të qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq në veri të Mitrovicës, shihet si përpjekje e autoriteteve të Serbisë për bindjen e popullatës atje për të pranuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëkëtë njohësit e proceseve negociuese konsiderojnë se këto vizita shpesh në Kosovë kanë komplikuar situatën në Kosovë.
“Arrestimi i Naser Kelmendit, një prej gangsterëve më famëkeq në Ballkan, ka lëshuar një lumë spekulimesh në shtypin e rajonit në lidhje me atë se kush prej “nëntokës ballkanike” është i lidhur me Naser Kelmendin”, shkruan e përditshmja britanike “The Economist”.
Policia Rajonale e Prishtinës, gjatë njëzetekatër orëve të fundit ka arrestuar shtatë persona për të cilët kishte urdhër arrest nga Gjykata.
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka shfaqur shpresën se zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka arritur të bindë serbët e Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, do të takohen me 21 maj në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur muajin e kaluar. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, në deklaratë për media ka konfirmuar se tashmë ka ftuar dy kryeministrat për të diskutuar rreth zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes së arritur më 19 prill.
Të martën, në orët e paradites ka ndodhur një ikje spektakolare e pesë të burgosurve nga burgu Bois-Mermet, i Lozanës.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kanë thënë sot se për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm uniteti absolut”.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter