Priftërinj serb janë parë në ballë të tubimeve të organizuara nga qarqe radikale serbe për të kundërshtuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe në këtë rast, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre të njohur për mbështetjen e veprimeve agresive të qarqeve ekstremiste gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Ka përfunduar pjesa e parë e seancës gjyqësore për rastin e MTPT-së, për të vazhduar në ora 13:45. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga trupi gjykues që në këtë proces gjyqësor palët të jenë të barabarta.
Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit do të takohen sot në Bruksel, ndërsa shefi i delegacionit serb, Dejan Paviqeviq, pret që të dyja palët të ofrojnë qëndrimet më shumë, sesa në bisedimet e mëparshme, raportojnë mediat serbe.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së.
Kryetari i AKR-së, njëherit zv/kryeministër i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se emërimi i Fadil Ismajlit në pozitën e ministrit të Zhvillimit Ekonomike hap një kapitull sfidues për këtë parti në Qeverinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare kur e ka krahasuar rastin e Kosovës me Irakun, ku kurdët kërkojnë pavarësi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se të hënën dhe të martën e ardhshme do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton në Bruksel, për të finalizuar procesin e implementimit të marrëveshjes, për të cilën tha se është optimist. Ai këto komente i bëri në hapje të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Pasi kishin përfunduar diskutimet një ditë më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme miratuan Raportin vjetor të punës të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2012, Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2012 dhe Raportin e punës të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2012.
Me rastin e 14-vjetorit të zhdukjes së profesor Ukshin Hotit, Kuvendi i Kosovës mban sot një seancë kushtuar këtij veprimtari të çështjes kombëtare.
Spanja refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Garcia-Margallo y Marfil, gjatë një vizite në Rumani.Rumania është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter