Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kanë thënë sot se për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm uniteti absolut”.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të dal jashtë përgjegjësisë që ka si detyrë kushtetuese, duke mbajtur seanca përkujtimore për dëshmor në mënyrë individuale.

Janë bërë dy vjet prej se është arritur marrëveshja ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të opozitës së LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për reformimin e sistemit zgjedhor, ndërsa përveç frazave politike, asnjë hap nuk është ecur përpara.

Qeveria e Kosovës e quan listë dëshirash idenë e palës serbe që në bisedimet ndërmjet dy vendeve të bisedohet edhe për Trepçën, Thëngjillin,Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), pronat publike, zonat përreth kishave ortodokse e deri te përfaqësimi i serbëve në organet qendrore të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën përfaqësuesin e përhershëm të Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA) për Ballkanin, Toshiya Abe.

Kuvendi i Kosovës, mbanë mbledhjen e rregullt ku do të shënohet 32-Vjetori i rënies së atdhetarëve Tahir dhe Nebih Meha në Betejën e Prekazit të Epërm.

Të shtunën në orët e vona është ekzekutuar me një breshëri plumbash një 36 vjeçar shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër i cili kishte pasaport italiane para garazhdës së tij në prani të fëmijëve dhe të dashurës 21 vjeçare me të cilën bashkëjetonte prej kohësh.

Elvis Kelmendi, i cili ishte ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, është shpallur fajtor për tentim vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës, bën të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga udhëheqësi i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, nënkryetari Ardian Gjini dhe këshilltari i tij Avni Arifi, do të udhëtojë sot, për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se mandati i qeverisë Thaçi po identifikohet me tri probleme kryesore: papunësi, varfëri dhe korrupsion.

Bashkohu me ne

Na ndiqni në Twitter

Më të Lexuarat

Facebook Activity