Liberalizimi i vizave divorcoi përfundimisht Ukrainën nga Perandoria ruse

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenonko ka thënë se marrëveshja e liberalizimit të vizave, në mes vendit të tij dhe Bashkimit Evropian shënon “divorcin nga Perandoria ruse”.

Poroshenko ka folur sot, një ditë pasi BE-ja miratoi liberalizimin e vizave për ukrainasit.

“Sot Ukraina ka finalizuar divorcin nga Perandoria ruse”, ka thënë ai gjatë një interviste televizive.

“Pikërisht kështu duhet ta shohim këtë në terma filozofik”, ka thënë ai. “Ëstë dalje nga një histori më shumë se 300-vjeçare… dhe sot Ukraina kthehet në shtëpi”.

Përfaqësuesit e Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian pritet që ta vulosin vendimin për liberalizimin e vizave për Ukrainën në Strasburg më 17 maj.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 11 qershor.

SHPËRNDAJE