e Premte, 03 Shkurt 2012 00:22
Një ekip ndërkombëtar i astronomëve kumtoi sot se ka zbuluar planetin e katërt jashtë sistemit tonë diellor ku jeta do të ishte e mundshme. Si transmeton agjencia e lajmeve AFP, temperaturat në këtë planet të largët 22 vjet drite nga Toka, tregojnë për mundësinë e ekzistimit të ujit dhe jetës në të.
Rreth yllit të klasës M sillen së paku tre planetë, nga të cilët njëri është mjaft afër për të thithur po aq energji dhe dritë sa thithë Toka nga Dielli. Duke u sjellë rreth yllit të vet për 28.15 ditë, ky planet shkëmbor GJ 667Ç është 4.5 herë mi i madh se Toka (pra një njeri me peshë 80 kg, atje do të peshonte 4.5 herë më shumë), thuhet në studimin publikuar në revistën shkenzore "Astrophysical Journal Letters".
Ka ekspertë të cilët dyshojnë se yjet e vogla të klasës M mund të kenë planetë në të cilët jeta është e mundshme, sepse yjet e tilla janë shumë të dobët dhe përplot aktivitet solar, gjë që planetëve të afërt mund t’iu dërgojë radiacion vdekjeprurës.