Limaj nuk meriton t’i marr 7 milionë euro nga shteti

Kërkesën e Fatmir Limajt për të kompensuar kohën e mbajtjes në arrest shtëpie e paraburgim në vlerë prej 7 milionë eurosh, si të ekzagjëruar e ka cilësuar gazetari Parim Olluri.

Ai ka thënë se Limaj nuk i meriton 7 milionë euro kompensim, e sipas tij, këso kërkese nuk është dashur të bëjë një politikan opozitar që akuzon të tjerët për abuzim me taksa.

‘Mirë që pas shpalljes i pafajshem në rastin Kleçka, Limaj kërkon kompensim për shkak të mbajtjes në arrest shtëpiak e paraburgim. Është e drejtë e tij. Ama janë shumë 7 milionë euro kompensim nga shteti.
Një kërkesë e tillë nuk është dashur ta bëjë një politikan opozitar që akuzon të tjerët për abuzim me taksat tona’, ka thënë Olluri.

Sipas drejtorit të gazetës online ‘Insajderi’, arsye kryesore se pse Limaj nuk i meriton këto para si kompensim, është deputeti i partisë së Limaj udhëheq, Haxhi Shala.

Siç thotë Olluri, kompania nga Shqipëria ku punonte tash deputeti Shala, kishte fituar tender 11 milionësh në kohën kur Limaj ishte ministër.

Edhe arsyeja më e rëndësishme është Haxhi Shala. Kur Limaj ka qenë ministër, një kompani nga Shqipëria në të cilën punonte deputeti Shala pati fituar tender në vlerë prej mbi 11 milionë eurosh. Pati fituar tender pikërisht nga ministria që drejtohej prej Limajt.

Gazetari Olluri, tutje thotë se tek pasi të përfundojë gjykimi për korrupsion ndaj Limajt, e madje edhe ndonjë gjykim i mundshëm rreth tenderit për Haxhi Shalën, atëherë Limaj do të kishte pasur të drejtë morale të kërkojë të 7 milionët.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE