Longoria: Nuk jam shtatzënë, më është fryrë barku (Foto)

Eva Longoria do që të dini se ka ngrënë pa fund gjatë pushimeve. Aktorja 42-vjeçare ka mohuar lajmet mbi një shtatzëni të mundshme të saj.

Shkas u bë një foto e bërë këtë javë në Honolulu të Hauait, ku në fakt barku duket i rrumbullakosur.

“Pashë disa foto të vetes time me vërtetë e shëndoshë në një varkë. Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë”, u thotë ajo ndjekësve të saj në Snapchat, mes të qeshurave.

Fotot e të hënës u bënë virale në internet duke spekuluar se ajo dhe bashkëshorti prej një viti, Jose Baston janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lexo po ashtu:  Këngëtarja e njohur tregon nëse do jetonte me vjehrrën

“Të gjithë po thonë se jam shtatzënë por nuk jam, thjesht jam intolerante ndaj laktozës. Më duhet ta them këtë sepse e gjithë familja ime po më telefonojnë e po më pyesin nëse jam shtatzënë. Po, duket sikur jam shtatzënë, por ishte thjesht faji i djathit, një top djathi në stomakun tim”, ka thënë Eva duke ecur në plazh.

Loading...
SHPËRNDAJE