Maqedonia renditet mirë në ”Indeksin e kreativitetit të shteteve” (Foto)

Kohëve të fundit është publikuar një kërkim shkencor me temën ”Kreativiteti i shteteve” ku vlerësohen tre kategori të shteteve: talenti, teknologjia e përdorur, dhe toleranca.

Këtë kërkim e ka bërë instituti ”Martin Prosperity Institute” ku janë përfshirë të gjithë shtetet e mundshme në botë për punën gjatë vitit 2015.

-Kriteri ”teknologji” është për vlerësimin e posedimit dhe përdorjes së teknologjisë brenda një shteti për zhvillim dhe përmirësim të jetesës.

-Kriteri ”talenti” i një shteti është ndërthurrje në mes shkollimit të qytetarëve dhe numrit të njerëzve që punojnë në ”industri kreative”.

-Kriteri ”toleranca” është gjendja e qytetarëve të shteteve të analizuara në tema si: Të drejtat e komunitetit LGBT, refugjatët dhe pakicat.

Shteti më i mirë në këtë kërkim shkencor është shpallur: Australia, e pasuar nga SHBA-të dhe Kanada. Më keq janë ranguar: Madagaskari, Ghana dhe Iraku.

Nga rajoni, Slovenia është në vendin e 16, Mali i Zi në vendin e 46, Serbianë vendin e 54, Kroacia në vendin e 58-të, Maqedonia në vendin e 74kurse Bosnja dhe Herzegovina në vendin e 108./Telegrafi Maqedoni/

Për Maqedoninë janë dhënë këto vlerësime:

Teknologji: 76
Talent: 63
Tolerancë: 70

SHPËRNDAJE