Mbajeni fort nëse keni 50 euro si kjo, prej 4 prillit do të ndryshojë tërësisht

Nëse jeni mësuar që deri tani të përdorni kartmonedhën 50 euro me prerjen e saj të vjetër, Bakna Qendrore Europiane bën me dije se në datën 4 prill do të dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja të kësaj prerjeje.

Kartëmonedha e re është e katërta nga seria Evropa. Para saj ishin ato të 5, 10 dhe 20 eurove, të cilat tashmë janë në qarkullim. Pra, thënë ndryshe, kartëmonedhat e sipërpërmendura kanë ndryshuar disa nga karakteristikat e tyre në prerje ngjyrë dhe detaje të tjera.

Kjo seri ka veçori të sigurisë së lartë, ndërsa ka një portret të Evropës – figurës nga mitologjia greke – që është edhe si hologram kur e shikoni në dritë.

Kartëmonedha e 50 eurove është më e shpeshta dhe paraqet 45 për qind të parave në qarkullim.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE