Mënyra se si flini ndikon drejtpërsëdrejti në marrëdhënien tuaj të dashurisë!

Nëse ju jeni duke bashkëjetuar dhe shihni se marrëdhënia juaj ka probleme kjo mund të jetë edhe prej gjumit!

Po, po prej gjumit dhe nuk ka asgjë për tu habitur.

Në fakt sipas psikologëve, ky i fundit nuk ndikon vetëm në lidhjen tuaj por edhe në çdo aktivitet tjetër që ndërmerrni gjatë ditës.

Fillimisht problemi kryesor është kur ju nuk merrni dozën ditore të gjumit. Kjo ju bën që të keni shumë probleme psikologjike nga stresi që ju krijohet. Nëse doni një performancë të mirë të nesërmen duhet të flini të paktën 8 orë gjumë të mirë.

Mungesa e gjumit ju bën gjithashtu që të shqetësoni partnerin tuaj natën. Nëse njëri prej jush fle gjumë dhe tjetri lëviz sa andej këndej mundësia është që jo vetëm të debatoni por edhe të mbeteni që të dy pa gjumë.

Gjithashtu mungesa e gjumit ndikon edhe në mungesën e seksit të nesërmen. Lodhja që do të përjetoni do të bëjë që ju të mos keni energji mjaftueshëm për të kryer marrëdhënie seksuale që ndikon direkt në raportin tuaj ndjesor.

Nëse në darkë rrini dhe merreni me rrjete sociale ju do të humbisni një kohë shumë të çmuar që mund të kaloni me partnerin/en tuaj për të diskutuar apo për të bërë diçka ndryshe. Mundohuni që darka t’ju afrojë me njëri tjetrin dhe jo t’ju ndajë.

SHPËRNDAJE