Merkel jep vërejtjen e fundit për Turqinë

Kancelarja Angela Merkel kërcënoi se do t’i ndalojë zyrtarët turq për të marrë pjesë në takime elektorale pro Erdoganit në Gjermani, pas sulmeve të reja ndaj saj të shfaqura nga ana e presidentit Erdogan.

“Qeveria gjermane shprehet e rezervuar në lidhje me të drejtën për të rishqyrtuar autorizimet e dhëna deri më tani të pjesëmarrjes së politikanëve turke në mitingje elektorale në Gjermani në kuadrin e referendumit të 16 prillit”, deklaroi ajo gjatë një konference shtypi në Hanover, në prani të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Merkel ka shtuar se nuk dëshiron të marrë masa ekstreme dhe nuk është mirë që të vazhdohet në këtë mënyrë nga turqit, që do ta shtinin atë të merr vendime të prera.

Lexo po ashtu:  Hahn i reagon Ramës: Ndryshimet e kufijve nuk pranohen
Loading...
SHPËRNDAJE