Mësoni si të gatuani këtë tortë të shijshme

Tortë “sharlota” me mollë

I përziejmë të verdhat e vezës me sheqerin deri sa të shkrihet sheqeri dhe të zbardhet ngjyra e vezëve.

Pas kësaj e shtojmë margarinën dhe shtojmë gjysmën tek masa me të verdhat e vesë dhe sheqerin.

Pas këtij procesi shtojmë qumështin, i përziejmë dhe shtojmë kripën. Prapë shkojmë me përzierje, e masës i shtojmë edhe miellin e përzier me pluhurin për pjekje.

Masën e marrim dhe e vëmë në një tepsi (kallëp i madhësisë 25 me 25 centimetra).

Në anën tjetër marrim mollët dhe i qërojmë dhe i presim në feta të holla dhe i shtrojmë mbi tërë sipërfaqen.

Pas kësaj i shtojmë edhe gjysmën e mbetur të margarinës së shkrirë dhe 3 lugë sheqer përsipër.

Tortën e pjekim në 180 gradë celsius për 30-35 minuta.

Përbërësit:

180 gr miell

4-5 molla

130 gr sheqer

50 gr margarinë

½ pluhur për pjekje

2 të verdha veze

130 ml qumësht

Pak Krip

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE