Mësuesi në Ferizaj dyshohet se provoi të abuzonte seksualisht me nxënësen (Video)

Një mësues në shkollën ‘Ahmet Hoxha’ të Ferizajt është sulmuar nga një prind. Për këtë rast, familjarët e sulmuesit thonë se kishin arsye.

Sipas Safet Krasniqit, mbesa e tij, A.A. 14 vjeçe ishte ngacmuar nga mësuesi i saj M.S.

“E ka shti vajzën jo në sallë, por në tjetrën ku s’ka pas asnjë njeri dhe i ka thënë ama faqen ta puthi dhe ta thithi guhën”, thotë gjyshi i saj të i ketë thënë mësuesi mbesës së tij.

Ai e pranon se dhëndri i tij e sulmoi mësuesin e më pas bashkë me vajzën ka dëshmuar në polici për këtë rast.

Ai thotë se këtij rasti do të i shkohet deri në fund, përderisa Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj është duke e pritur vendimin.

“Presim vendimin e prokurorisë, kemi marrë të gjitha masat dhe kemi kërkuar edhe nga inspektorati i Arsimit që të hetojë rastin”, thotë Muhamet Halili, Drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Por Halili thotë se për të njëjtën vepër i njëjti mësues ishte etiketuar edhe më parë.

“Tek mësimdhënësi ka pas para një viti apo dy vjetëve, kemi pas një problem në një shkollë tjetër ku thjesht është dyshuar dhe tani po presim hetimet të cilat zhvillohen nga prokuroria dhe Policia. I njëjti rast ka qenë te ky mësimdhënës”, tha ai për Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. I njëjti ka mohuar në tërësi veprën.

Kështu, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve të tilla në shkollat e Kosovës.

SHPËRNDAJE