Momenti kur qytetarët e Parisit vrapojnë për ta shpëtuar kokën, derisa policia qëllon për vdekje sulmuesin (Video)

Është publikuar një video në internet, ku shfaqet momenti kur policia franceze qëllon për vdekje sulmuesin në Paris, i cili vrau dy policë dhe dy tjerë plagosi rëndë.

Në videon amatore të filmuar nga qytetarët, shihen momente paniku kur fillojnë të shtënat dhe qytetarët fillojnë të vrapojnë, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë ndonjë plumbi.

Bulevardi Chaps-Elysee ishte bllokuar nga forca të shumta të policisë pas sulmit që kishte ndodhur në Paris, ku dy persona të armatosur me kallashnikovë qëlluan në veturën e policisë që ishte ndalur në semafor.

Lexo po ashtu:  Tërmet i fuqishëm në bregdetin kilian

Në video mund të dëgjohen britma dhe njerëz duke vrapuar, derisa të shtënat e armëve kishin alarmuar gjithë qytetin.

Organizata terroriste ISIS ka marr përgjegjësinë për sulmin në Paris.

Loading...
SHPËRNDAJE