Musaka me perime

Përbërësit:

  • 2 patëllxhan
  • 3 domate
  • 3 patate
  • 2 vezë
  • 200 g kos
  • 70 g djathë të bardhë
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi
  • rigon

Përgatitja:

Lani perimet dhe pritini në feta rreth 2 cm. Vendosini në një tepsi me letër furre poshtë dhe shtoni kripë, piper dhe rigon. Shtoni pak vaj ulliri sipër dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 15 minuta.

Ndërkohë, përgatisni salcën me kos duke rrahur 2 vezët me pak kripë, shtoni kosin dhe pak piper të zi. Thërrmoni dhe djathin e bardhë dhe shtojani salcës.

Përziejini mirë. Kur perimet të jenë gati alternoni shtresa me to duke vendosur në fillim patate, domate, patëllxhanë dhe ndërmjet tyre pak nga salca me kos. Shtresa e fundit duhet të jetë me salcën sipër.

Vazhdoni kështu me të gjithë përbërësit e tjerë të mbetur. Për ta formuar mund të përdorni ndihmën e një forme rrethore rezistente ndaj furrës ose dhe mund t’i formoni me kujdes pa ndihmën e rrethit pasi nuk anohen.

Kini parasysh  që ndërmjet shtresave duhet të bëni kujdes mos t’i lyeni me shumë salcë.

Piqini në furrën e nxehtë në 200° derisa salca me mpikset dhe të ketë marrë ngjyrë të errët sipër.

Kur të jetë gati lëreni  musakanë të mpikset dhe shërbejeni të ngrohtë.

SHPËRNDAJE