Nëse mund t’u përgjigjeni këtyre 5 pyetjeve, jeta juaj është e plotë!

5 pyetje thelbësore për lumturinë tuaj.


E keni pyetur ndonjëherë veten çfarë duhet për ta bërë jetën tuaj më të bukur? Mbase një partner i dashur, të shëtisni botën apo të jeni të suksesshëm në karrierën tuaj? Sipas ekspertes së lifestyle, Sarah Jones, është shumë më e thjeshtë se kaq. Nëse mund t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve të listuara më poshtë, çuditërisht jeta juaj supozohet të jetë e kompletuar.

1. Çfarë të bën të apasionuar?

Përcaktoni çfarë është e rëndësishme për ju, ky është çelësi i një jete me një qëllim. Duhet të njihni veten, çfarë ju motivon dhe çfarë pasionesh keni. Sapo të kuptoni çfarë doni, do të mund ta vini në përdorim për qëllime të mira.

2. Je i/e lumtur?

Për të arritur lumturinë e vërtetë duhet të ndiheni sikur gjithçka është ashtu siç duhet të jetë. Të jesh e lumtur nuk është e rëndësishme vetëm për të arritur synimet e tua, por edhe për të ndihmuar të tjerët të arrijnë ambiciet e tyre personale.

3. Sa shpesh buzëqesh?

Buzëqeshja është përbërësi bazë i një jete të jetuar mirë. Sigurohuni të buzëqeshni çdo ditë duke menduar për gjërat që doni dhe ato që ju bëjnë të lumtur. Është ngjitëse t’i buzëqeshësh dikujt tjetër, një miku ose të panjohuri; kjo do të ndryshojë jo vetëm jetën tuaj, por edhe të personit tjetër.

4. Je optimist?

Të jetuarit me gotën gjysmë plot është thelbësore për një jetë të lumtur. Çdo ditë, prano fatin tënd dhe përpiqu të bësh më të mirën. Të qëndruarit pozitiv do t’u bëjë të ndiheni më mirë, personat e tjerë do ta shijojnë qëndrimin në shoqërinë tuaj dhe sado e habitshme të duket, do të keni një shëndet më të mirë. Njerëzit me vetvlerësim të lartë janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve, krahasuar me njerëzit që fiksohen tek emocionet negative.

5. Qan rregullisht?

Për shumë, e qara shihet si shenjë dobësie, por në fakt është e kundërta. Lotët janë mënyra më e mirë për të larguar emocionet negative dhe për të pranuar mënyrën si ndiheni. Është e rëndësishme të largoni emocionet që ju rëndojnë, që të mund të ecni përpara lehtësisht.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE