Noizy nuk harron inatin me Top Channel. E sulmon publikisht në këngën e re!

Noizy ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re të titulluar, “Young Boy”.

Përveç ritmit dhe videoklipit, çfarë bie në sy te “Young Boy” është teksti, në të cilin reperi i njohur sulmon hapur kanalin Top Channel. Duket se ai nuk ka harruar për asnjë moment “fërkimin” që pati me moderatorin Ledion Liço dhe në këtë këngë ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

“Top Channel s’lun muzikën teme mo/O pasha Zotin krejt ça thash – s’kom rrejt kurgjo/” – thotë Noizy në strofën e parë të këngës.

Një batutë gjatë “Top Music Awards” vitin e kaluar nga Liço ndezi gjakrat mes tij dhe reperit, i cili përdori rrjetet e tij sociale për të kaluar në ofendime. Kjo bëri që këngët e tij të mos luhen më në kanalet muzikore të kanalit prestigjioz. Atëherë kur u mendua se e kishin lënë të gjithën pas krahëve, Noizy tregon tashmë se nuk harron aq lehtë. /Blitz.al/

SHPËRNDAJE