Nuk besoj ne konspiracione, por opinioni u krijue se Ramushi u arrestue mbas deklaratave te Ises per Radoniqin dhe te Thaçit per vrasjet e deshmitareve

I ftuem ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, Ardian Gjini i AAK’s ka thane se ai nuk guxon me thane qe ka konspiracion prej Kosoves me e mbajte Ramush Haradinajn ne paraburgim.

“Muj me thane, megjithate, se kryeministri Mustafa ka provue me e inkrimunue Ramushin per cashtjen e Radoniqit, per te cilin asht gjykue ne Hage. Nuk i takon me u sjelle ne kete menyre nji lider shtetnor”, deklaron Gjini.

Ai, gjithashtu thote se, nuk i takon as presidentit Thacit me i permende rastet e vrasjeve te deshmitareve, tue thane se per kete e kemi edhe Gjykaten Speciale, shkruen Rrokum.TV.

“Ne rastin Haradinaj asnji deshmitar nuk asht vra, keshtu thuhet ne deklaraten e kryetarit te trupit gjykues ne Hage”, thekson Gjini.

“Edhe nese nuk kane pase ndikim keto deklarata ne kete rast, munden me pase ndikim ne shoqni, qe dikush me nis me mendue se mos ndoshta ka dicka reale ne keto deklarata”, perfundon Gjini./Rrokum.TV

SHPËRNDAJE