Pamje të frikshme: Po ndiqej nga aligatori, burri me kajak largohet me shpejtësi drejt brigjeve (Video)

Disa pamje të frikshme janë regjistruar nga Shannon Collins në brigjet e Mobile Bay, në Alabama.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një burrë, i cili derisa po lëvizte me kayak, është ndjekur nga një aligator, madje për një kohë jo të shkurtër.

Ajo ka thënë se aligatori ishte duke u fshehur në kallamat e gjata dhe filloi ta ndiqte kur burri filloi të largohej me shpejtësi.

Gjithsesi burri për fat të mirë ka arritur të shpëtonte duke mbërritur në breg, pas së cilës gjë edhe aligatori ishte larguar.

SHPËRNDAJE