Pamje të rënda, Pit bulli sulmon djalin 3 -vjeçar

Një video e tmerrshme tregon momentin tronditës kur një qen Pit bull sulmon një fëmijë në Nju Jork.

Djali tre-vjeçar po shërohet dhe është nxjerrë nga spitali.

Pamjet tregojnë se fëmija është duke luajtur në një trotuar me fëmijët e tjerë jashtë shtëpisë së një pallati, kur qeni shkon përgjatë rrugës dhe sulmon atë.

Djali, i cili ka veshur pantallona të verdha të ndezura, sulmohet në mënyrë të papritur nga Pit Bulli, i cili e tërheq zvarrë në tokë për disa sekonda.

Lexo po ashtu:  Çmimi i energjisë elektrike është rritur deri në 30 për qind - Parlamenti mund ta rrëzojë

Një fotografi e marrë pas sulmit tregon anën e majtë të fytyrës së djalit të vogël me disa plagë të kafshimit.

Pit Bulli thuhet se u kthye tek pronari i tij dhe departamenti i policisë në Luginën e Spring po shqyrton incidentin.

Video:

Loading...
SHPËRNDAJE