Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat e ulëta në vend do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe nesër.

Temperatura minimale do të jetë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 13 gradë.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Vranësirat ditën e diell vende –vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa në viset malore minimalet parashihet të ulen deri -4 gradë Celsius., ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE