Pas betejës së nënës së vet me kancerin, 18 vjeçari shpik jelekët që mund ta detektojnë kancerin e gjirit (Foto)

Një meksikan tinejxher ka shpikur jelekët të cilët mund ta detektojnë kancerin e gjirit, dhe ky inspirim i ka ardhur pasi e ka parë nënën e tij duke luftuar kundër kësaj sëmundje.

Julian Rios Cantu, 18 vjeçar, dhe kompania e tij, Higia Technologies, kanë mposhtur një sërë ndërmarrësish të ri nga e gjithë bota për të fituar më shumë se 15,000 funte për ta zhvilluar këtë ide.

Nëse del të jenë të suksesshëm, jelekët e quajtur “Eva” mund të shërbejnë si sistem i hershëm paralajmërues për simptomat e kancerit të gjirit.

Beteja e nënës së Julianit me këtë sëmundje kishte shtyrë atë të hulumtojë për këtë sëmundje – përfshirë faktin se tumorët kancerozë mund ta ndryshojnë temperaturën e lëkurës si pasojë e rritjes së qarkullimit të gjakut.

Pra, jelekët “Eva” funksionojnë duke përdorur biosenzorë për ta matur temperaturën dhe për të paralajmëruar për ndonjë ndryshim brengosës.

Gratë duhet t’i vënë jelekët për 60-90 minuta në javë me qëllim që t’i kenë matjet e sakta.

SHPËRNDAJE