PDK i kundërpërgjigjet Agim Veliut

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Podujevë i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili sot ka thënë se PDK-së “i vjen zheg kur përmenden vrasjet politike”.

Në reagimin e PDK-së thuhet se “Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtëtërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë”.

Lexo po ashtu:  Haradinaj dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë shqiptare

Më tej në reagim e PDK thuhet se “zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherit edhe ish-Krytar i LDK-së”.

Loading...
SHPËRNDAJE