PDK-ja, LDK-ja e VV-ja pretendojnë fitoren

Përfaqësues të LDK-së janë të bindur se partia e tyre do të dalë fituese e zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Njëjtë mendojnë edhe përfaqësues të PDK-së, derisa ata të VV-së besojnë se dy partitë që tash ndajnë pushtetin do të kalojnë në opozitë.

Ndonëse deri më tash nuk është marrë ndonjë vendim për zgjedhje të parakohshme, partitë kryesore politike në vend po besojnë se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Bajram Gecaj nga LDK-ja thotë se fitorja e partisë së tyre në zgjedhjet e ardhshme në vend është e pakontestueshme.

Njëjtë siç mendon edhe Shukri Buja nga PDK-ja, i cili po ashtu PDK-në e sheh si fituese të zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Derisa përfaqësues të VV-së po besojnë se dy partitë që ndajnë pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme do të kalojnë në opozitë, shkruan “Zëri”.

SHPËRNDAJE