Përleshje masive midis gjarprit dhe leopardit, njëri ngordh! (Video)

Një video e rrallë është filmuar në një park kombëtar të Afrikës së Jugut ku shihet përleshja e një leopardi me një piton të fshehur në mes të barit.

Video është publikuar nga rrjeti prestigjioz për jetën e egër “National Geographic”, dhe tregon momentin kur pitoni hidhet për të sulmuar leopardin në parkun kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut.

Ishte fillimisht këlyshi i leopardin ai që pikasi diçka në shkurre dhe më pas shkoi nëna leopard ku zhvilloi një përleshje masive me gjarprin gjigant.Gjarpri humbi luftën dhe u mposhtë nga nëna leopard dhe këlyshi hëngri një pjesë të saj. Videoja besohet se është bërë në korrik të vitit të shkuar, por u shfaq këtë javë në internet. Pitoni mbi 10 metra i gjatë është gjarpri më i madh në Afrikë.

Loading...
SHPËRNDAJE