Planeti vrasës po vjen? Ja ç’thotë NASA

Sipas një teorie konspirative, një “planet i fshehur” i quajtur Nibiru, do të shkatërrojë Tokën pikërisht këtë vit.

Por cili është reagimi i Agjencisë Kombëtare amerikane Hapësirës?

NASA ka përsëritur vazhdimisht se Nibiru nuk ekziston.

Teoria konspirative

Në librin e tij “Planet X – The Arrival 2017”, autori David Meade shkruan se “planeti vrasës” do të shfaqet fillimisht këtë shtator. Më pas, do të përplaset me Tokën muajt në vijim. Sipas Meade, “Planeti X” është në fakt një yll me shtatë planetë dhe hëna, duke përfshirë Nibirun dhe orbitën rreth tij.

Meade shpjegon se ne ende nuk e kemi vërejtur “Planetin X” apo të quajtur ndryshe “Nibiru”, për shkak të këndit që ai afrohet me Tokën, mbi Polin e Jugut.

Tërheqja gravitacionale e kalimit të Nibiru pranë Tokës do të jetë shkatërruese, pretendon Meade, që shton se efektet tashmë janë duke u ndjerë.

Autori shprehet se njerëzit do të mund të shohin planetin më 23 shtator, duke u bazuar në Bibël, konkretisht te Zbulesa, kapitulli 12, vargu 1:

“Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje”.

“Më 23 shtator 2017, hëna shfaqet nën këmbët e konstelacionit të Virgjëreshës”, shpjegon Meade duke pretenduar se ka llogaritur lëvizjen e yjeve dhe planeteve, ndërsa shton se, “Dielli, do të duket pikërisht sikur ka veshur Virgjëreshën”.

“12 yjet, atë ditë do të formohen nga 9 yjet e kostelacionit të Luanit, dhe rreshtimin e tre planetëve: Mërkuri, Venusi dhe Marsi, të cilët formojnë 12 yje mbi kokën e Virgjëreshësh”, vijon autori arsyetimin e tij.

Ndërsa, për atë që përshkruhet në kapitullin 3 të Zbulesës, Meade pretendon se bëhet fjalë për Nibirun:

“Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.”

ARTIKUJ TJERË:
SHPËRNDAJE